Kryesore

Dashamir Shehi: Kush çuditet me protestat, bën rolin e budallait





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:48 - 27/02/19 |
mapo.al

Aleati i Bashës, kreu i LZhK Dashamir Shehi tha sonte se protestat do të bëhen edhe më masive. Duke folur në “Byro Politike”, ai tha se “ky është një sezon i deklaruar protestash dhe është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstratat do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, u shpreh Shehi duke nënkuptuar Ramën.


Ai ka komentuar edhe hedhjen e gazit lotsjellës nga policia drejt protestuesve, duke thënë se nëse policia kalon vijën e kuqe do fillojnë të rrezikojnë veten.



“Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten”, theksoi ai.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas