Mapo Letrare

Dashnorët e gushtit me këmisha të kuqe








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 28/11/20 |
mapo.al

Cikel poetik nga poetë të huaj
Shqipёroi: Petro Çerkezi



JOSIF BRODSKI
DASHNORET E GUSHTIT


Dashnorët e gushtit vijnë me lule në duar
thirrjet e padukshme i tërheqin nëpër oborre,
dashnorët e gushtit me këmisha të kuqe
dhe gojë gjysmë të hapura
shuhen duke u dridhur udhëkryqeve,
zhduken rrugicave
vrapojnë nëpër sheshe.



Për të dashuruarit e gushtit



në atmosferën e mbrëmjes ndriçojnë zbehtë
rreshtat kuq e bardhë të luleve të qëndisura
mbi këmishat e tyre,
dritaret e hapura shndritin përmes parades së zezë
dhe ata gjithnjë shkojnë, gjithnjë vrapojnë drejt një ftese.
Erdhi dhe mbrëmja e jetës, ja edhe mbrëmja
tek shkon përmes qytetit,
shiko tek ngjyros pemët, ndez një llambë,
shkëlqen makinat. . .
Në rrugicat e ngushta zhurmojnë me ngut grupe njerëzish,
ktheu mbrapsht, dil në ballkon dhe pallton flak.
Shih, dashnorët e gushtit vrapojnë
duke mbajtur lule në duar.
Rrëzëllimet blu të reklamave rrjedhin nga çatitë pafundësisht
dhe ti vështron poshtë, pa ndruar vend
asnjëherë dhe me askënd,
duke biseduar me vetveten qetësisht.


Këtu janë lulet dhe ngjyrat, dhe apartamenti me dashurinë e re,
me kamxhikun e ri, që nis një cikël të ri,
duke dorëzuar veten me një britmë të re dhe gjak të ri,
dorëzon veten, duke lënë lulet të bien nga duart.
Mbrëmja e re zhurmon,
askush s’do të kthehet në jetën e re,
askush nuk do të kalojë nën ballkon për të të parë ti,
askush nuk do të shfaqet për të të mbështetur,
askush nuk do të qëndrojë, më pranë, se sa ti vetvetes,
se sa lulet e tua tek vetja jote.

JEVGENI JEFTUSHENKO
NJE DORE GRUAJE

Njё dorё gruaje gjёndet gjitmonё,
Qё si puhizё e ёmbёl ledhaton.
Qё i vjen keq dhe tё gjёndet pranё,
Tё qetёson si mikun dhe vёllanё.

Pёrherё njё sup gruaje do gjёndet
Ku nxehtёsisht mbёshtet kokёn tёnde,
Mbi tё duke rёnё koka mёndjelehtё,
Gjumin rebel i fal ti amanet.

Dy sy gruaje mund tё gjesh nё jetё
Qё dhimbjen tё ta arratisin krejt,
E nё se jo tё gjithёn, njё pjesё tё saj,
Ku grackohen hirshёm sytё e pafaj.
Njё dorё gruaje egziston gjithmonё
Qё botёn krejt hyjnisht ta ёmbёlson,
Kur ajo tё prek ballin brengarrudhur
Pёrjetёsia e fati tё kanё puthur.

Po ka dhe supe gruaje vёrtetё

Krejt e çuditshme si ndodh kjo nё jetё,
Qё jo njё natё, ngamot t’u dha dhuratё,
Prej kohe e di kёtё dhe je me fat.

Po ka dhe sy gruaje, ka padyshim
Qё tё vёshtrojnё pёrjetё me pikёllim,
Dhe kjo tё shoqёron gjersa vdes,
Sytё e dashurisё, e ndёrgjegjes besё.

Nё kundёrshtim me to merr frymё, jeton

Pavarёsisht se dora s’ledhaton,
Ndaj ato supe e sy tё trishtuar
Me mijёra herё tё kanё tradhёtuar.
Dhe ja vёshtro ndёshkimi tek po vjen,
“Tradhtar”, me shkulme shiu tё rrёmben,
Degёt tё kamçikojnё “Tradhёtar”,
“Tradhtar”, ushton pylli gjёmimtar.

SEIMUS HINI
ZBULIM

Në qoftë se mund të merrja formën e një meteori! Por eci përmes gjetheve tё lagështitura, – E lёvoreve, mundësi të humbura tё vjeshtës,
Dhe fantazoj një hero
Nё njё pemishte tё baltosur, – Dhunti e tij ёshtё si guri – Qё hoberon për të dëshpëruarin.
Si arrita gjer këtu?
Shpesh kujtoj kёshillat e bukura – Prizmatike tё miqve – Dhe kudhrën e mendjes së atyre që më urrejnë
Kur vlerёsoj rishtas e rishtas shkaktarin tim tristia Përse ndodh kjo vallё? Për veshin? Pёr njerëzit? Për gjithçka qё pёshpёritet pas shpine?
Shiu bie pёrmes verrinjave – Pëshpëritje tё zbehta konspirative – Ftojnё për tradhëti dhe erozione – Por çdo pikёz e rënё revokon
Xhevahire tё përkryera. – Nuk jam i burgosur, as tradhtar, – Jam ndoshta një emigrant, i pjekur flokëgjatë Zhytur në mendime një bandit i pyllit
Qё i shpёtoi kasaphanёs – Duke marrë karakter mbrojtës – Prej trungjeve dhe lëkurёs, duke ndjerё – Çdo frymёmarrje tё erës;
Duke shkundur këto shkëndija – Për ngrohjen e tyre varfanjake, injoro
Tё vetmin ogur të një jete – Trandafilin e gjallё tё njё komete.

TUMAS TRANSTREMER
ANIJA – FSHAT

Një lundёr portugeze blu, vraga e saj ekspozon
një pjesë tё Atlantikut.
Një shenjë e kaltёr në det të hapur, ndёrkohё jam atje –
tё gjashtë që ndodhen nё anije
nuk e kuptojnë se ne jemi shtatë.
Pashë dikur ndërtimin e një anije të tillë, shtrihej si një
lahutë e madhe pa tela
nё grykёn e të varfërve : fshati ku lajnё e lajnë
me tërbim, durim e melankolisë.
Bregdeti ngjan i zi prej njerёzve.
U shpёnda njё miting u larguan altoparlantët.
Ushtarët shtynin Mercedesin e oratorit pёrmes turmёs
së njerëzve, fjalët gjёmonin si daulle nё brinjёt e saj prej llamarine.

JORGOS SEFERIS
VENDI YNE

I mbyllur ёshtё vendi ynё, gjithё male
qё ka pёr çati qiellin e ulёt ditё edhe natё.
Nuk kemi lumenj, nuk kemi puse, nuk kemi burime
vetёm pak stera, bosh dhe ato qё ushtojnё dhe u falemi
me venerim.
Jehonё e mbytur, shurdhe e ngjashme me vetminё tonё
E njёjtё me dashurinё tonё, e ngjashme me trupat tona.
Na ngjan e çuditёshme se si mundёm dikur tё ngrёmё
shtёpitё tona, kasollet dhe stanet.
Dhe dasmat tona kurorat e freskёta dhe gishtat
bёhen enigma tё pashpjegueshme pёr shpirtin tonё.
Si lindёn, si u burrёruan bijtё tanё?
Vendi ynё ёshtё i mbyllur. E mbyllin
dy simbligada tё zeza. Kur zbresim
limaneve tё dielёn tё marrim pakёz frymё
shohim tё ndriçojnё nё perёndim tё diellit
direkё tё thyer prej udhёtimesh tё pambaruara
trupa qё nuk dinё mё si tё dashurojnё.

RABINDRANAT TAGORA
NJE SHPORTE ME FRUTA

Zgjohesha dhe gjeja mesazhin e tij nё mëngjes.
Nuk e di se çfarë ishte ajo që mё sillte,
sepse nuk di aspak shkrim e kёndim.
Do ta le të urtin në librat e tij, nuk do ta pyes për asgjё:
Si mund ta di vallё nё se mund ta kuptonte mesazhin tim
Me letrёn do tё prek fytyrën, do ta shtёrngoj nё zemёr?
Kur nata do të qetohet dhe yjet do tё dalin një nga një,
do ta hap letrёn mbi këmbët e mia dhe do të qëndroj i heshtur.
Fletët qё shushurijnё do të ma lexojnё me zë të lartë,
lumi i shpejtë do të ma pёshpёrisё lehtё dhe shtatë yjet
të njohurit e mi, do të ma këndojnë nga qielli lart.
Nuk munda tё gjej atë qё kërkoj.
Atё që do të doja të mёsoj nuk e kuptoj kursesi.
Veç këtë mesazh qё mbajti ngarkesёn time
unë nuk munda ta deskriptoj
ndёrsa mendimet e mia u bënё melodi.

ODISEAS ELITIS
VETEM…

Vetё e qeverisa # pikёllimin tim
Vetё kolonizova # majin e braktisur
Gjithё kundёrmimet # vetё nё gji i mblodha
Nё arat e djera # me Alqionidet
Ushqeva luleverdhat # kodrinat kullota
Mbi shkretinё qёllova # me ngjyre tё kuqe!
Thashё: s’do jetё plaga # mё e thellё se klithma
Dhe padrejtёsia # me e drejtё se gjaku!
Dora e tёrmeteve # dora e urive
Dora e armiqve # dorё farefisnie
Çmendёn, shkatёrruan # zhdukёn e shkretuan
Njё herё edhe dy # edhe tre na erdhёn
Mbeta i tradhёtuar # mes fushёs i vetёm
Shkelёn, mё pushtuan # kala vetmimtare
Mandatёn qё mbartja # e durova vetёm!
Vetёm fare vetёm # dёshpёrova vdekjen
Vetёm nёpёr kohё # dhёmbёgurtё kafshova
Pёr udhё tё largёt # vetёm unё u nisa
Si ushtimё burie # nёpёr hapёsirё!
Forca ime Nemesi # çeliku çnderimi – Me pluhur dhe armё # tё marshoj pёrpara
Me shpatё ngricake # thashё: do matem vetёm
Me mendje tё kthjellёt # vetёm do godas!
Pёr inat tёrmetesh # pёr inat tё urive
Pёr inat tё armiqve # tё farefisnive
Pёrballa, u mbajta # guxova u forcova
Njё herё dhe dy # edhe tre sёrish
Shtёpitё themelova # nё kujtesё i vetёm
Mora kurorё dielli # veten kurorёzova
Grurin qё bekova # vetёm unё e korra!

W.H.AUDEN
FUNERAL BLUES – VAJTIM I PERMORTSHEM

Ndaloni orёt, shurdhoni telefonin, – Me njё kockё lёngёzore lehjet e qenit ndaloni Heshtni piano dhe me daulle zёmbytur – Sillni arkivolin, thёrrisni vajtocat pёr tё uluritur.
Aeroplanёt qiellin le ta zhgryejnё me hekur – Tё shpallin me rrathё ulёritёse, ёshtё i vdekur Lidhni kordhele zie nё qafa pёllumbash te sheshi Policёt e trafikut dorashka tё zeza tё veshin.
Ishte veriu im, jugu, lindja dhe perёndimi, – Ishte java ime e punёs dhe e diela e pushimit, – Ishte mesdita ime, mesnata, kёnga, çdo kuvёndim, Besoja do vazhdonte pёrjetё dashuria, o ç’ gabim!
Yjet tashmё s’ kanё kuptim, i shuani njё nga njё, Prisheni hёnёn, shtyjeni diellin nё greminё, -Thajeni oqeanin, flaka le tё pёrpijё pyllnajat, Kotёsi, asgjё nuk vlen mё pёr mua dynjaja.

EDUARD ESTLIN KAMING
ME PELQEN TRUPI IM

Më pëlqen trupin im kur është me trupin tёnd.
Ёshtё një gjë kaq ndjellёse tёrësisht e re.
Musklatura më të spikatura dhe nevra mё shumё.
Më pёlqen trupi yt, mё pёlqejnё veprimet e tij, – Më pëlqen qёndrimi. – Më pёlqen tё prek shtyllën kurrizore
tё kurmit tёnd dhe eshtrat e tij,
dhe dridhjet me delikatesё arogante
që e puth përsëri dhe përsëri dhe përsëri,
më pёlqen të puth kёtё copёzёn tёnde dhe atё tjetrёn
mё pёlqen tё ledhatoj lehtёsisht pushin rrёnqethёs
tё gunёs tёnde tё elektrizuar
qё si mund ta pёrqas ndryshe vjen mbi mishin e zgavruar…
Dhe sytë e mëdhenj thёrrime tё -erosit-, – O sa shumё mё pёlqen kjo ngjethje
kur nën mua ty pёrlindesh
në njё mënyrë tё pabesueshme krejtësisht të re.

DYLAN THOMAS
MOS JU DOREZONI KESAJ NATE TE BUKUR

Mos ju dorёzoni kësaj natë të bukur
Pleqëria duhet të djegё dhe tё përçartet nëpёr muzg. Zemërohuni, revoltohuni ndaj vdekjes sё ditës.
Tё mençurit mësojnë përfundimisht se terri ka tё drejtë,
Se fjalët e tyre nuk dhanë as sollёn Apokalipsin,
por megjithatё
Mos ju dorёzoni kësaj natë të bukur.
Njerëz të mirё, lamtumira e fundit, – vjen duke thirur sa të ndritshme janё veprat e brishta ndoshta mund të vallzonin në një botë dashurie, Zemërohuni, revoltohuni ndaj vdekjes sё ditës.
Njerёz tё egër qё grabitёn dhe kënduan diellin fluturues,
Mësojnё, vonë tashmё, se si qanin kur po largohej,
Mos ju dorёzoni kësaj natë të bukur.
Njerëzit plot ankth, pranë vdekjes qё shohin turbull
Sy të verbër qё flakrojnё si gurё meteoritёsh por janë tё gëzuar, Zemërohuni, rebelohuni ndaj vdekjes sё ditës.
Dhe ti, o ati im, atje sipёr në lartësi tё trishtme,
Mallko, mё beko, mua tani me lotët e tu të ashpër, lutem.
Mos ju dorёzoni kësaj natë të bukur,
Zemёrohu, rebelohu ndaj vdekjes sё ditës.

Ann Sexton
ATE DITE
(Fragment)

Kjo është zyra ku qёndroj
është zyra qё dashuroj kaq shumё
dhe kjo është makina e shkrimit që qёndron para meje
atje ku dje vetёm trupi yt para meje rrinte
me shpatullat tё mbledhura si nё njё valle tё lashtë
me gjuhën e tij si një mbret duke improvizuar ligjet
me gjuhën e tij si tё maces duke lёpirё qumësht hapur
me gjuhën e tij … të dy bashkё mbështjellё në jetёn e saj
tё rrëshqitshme.
Këto dje, atë ditë.
Kjo ishte dita e gjuhës sate
e gjuhës sate që erdhi nga buzët e tua
qё hapur gjysma kafshë e gjysma zogj
tё ndryra nё derën e jashtme tё zemrës sate.
Kjo ishte dita që ju binda urdhrave tё mbretit
Duke kaluar nga venat e tua tё kuqe nё ato blu
duart e mia zbrisnin nёpёr shtyllën kurrizore,
shpejt si nё tubin e zjarrit
Duart e mia mes këmbëve tё tua duke zbuluar
dijen tёnde tё brendёshme,
ku janë varrosur miniera diamanti dhe ngjiten për të varrosur ngjiten më befasisht dhe nga qyteti i rindërtuar.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas