Një vajzë filipinase 23-vjeçare është martuar me një biznesmen britanik 71-vjeçar. Dyshimeve të njerëzve që e rrethojnë, se ajo mund të jetë martuar për interes, Lorie fe Fales u përgjigjet shkurtimisht: “U dashurova me të”.
Ajo e njohu Thomas Greig në vitin 2014 në rrjetin social “Facebook” dhe takimi i tyre i parë ndodhi në ditëlindjen e Loriet. Biznesmeni është shprehur se u dashurua me Lorin që në shikimin e parë. Mirëpo, Lorie u step asokohe për shkak të moshës. Megjithatë, nuk vonoi shumë që edhe ajo të përfshihej në ndjenja.
Çifti u martua në vitin 2015 dhe një vit më vonë u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Mary.