Aktualitet

Dashuria është tek gjestet e vogla! Ronaldo di të jetë romantik për Georgina-n








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 27/01/21 |
mapo.al

Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Georgina Rodriguez, që dikur ishte shitëse, u njohën 3 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit.



E asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldos, por ja që ylli juventin ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë.


Ndonëse janë prindër të 3 fëmijëve, çifti ende nuk është martuar por bashkëjeton prej kohësh, madje me ta jeton edhe djali i madh i Ronaldos, Cristiano Junior.




Dashuria e futbollistit dhe partneres sa vjen e rritet nga dita në ditë dhe ata vazhdojnë ta mbajnë gjallë pasionin mes tyre.



Mbrëmë, ata kanë shijuar një darkë romantike vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Ronaldo ka ditur të jetë një djalë romantik duke e surprizuar Georgina-n me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, siç ka treguar Georgina.


Në fakt, ka mjaftuar vetëm kaq që ajo të ndihet e lumtur dhe e vlerësuar, pavarësisht se partneri i saj është një prej meshkujve më të pasur.

Dashuria është tek gjërat e vogla, këto detaje bëjnë diferencën!

26


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas