Aktori i humorit, Gaz Paja kurorëzoi më datë 1 qershor në martesë lidhjen e tij të dashurisë me Ira Seferin. Me plot 300 të ftuar, dasma e çiftit mori vëmendje të gjerë në media. Në fotografitë e shumta të qarkulluara, Gazi dhe Ira dukeshin mjaft bukur së bashku. Por a e dini se sa vite diferencë ka çifti mes tyre?
Aktorja dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 16-17 vite diferencë. Gazi mbush më 27 shtator 41 vjeç, ndërsa Ira është rreth 24-25 vjeç pasi në vitin 2016 është diplomuar në universitet, shkruan Shqiptarja.com
Ky rast mund të cilësohet fare mirë si një ndër ato që dëshmojnë se mosha është thjesht një numër.