Kryeministri Rama i është përgjigjur ftesës së presidentit Ilir Meta në lidhje me nisjen e diskutimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Nesër kryeministri Rama do të shkojë në Presidencë i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Presidenti Meta më herët ka deklaruar se ai do të dekretojë si datë zgjedhjesh datën më të parë të mundshme që do t’i lejojë kushtetuta. Në këtë rast kushtetuta lejon një datë zgjedhjesh mes datës 18 prill dhe 15 majit.
Nesër presidenti do të ketë konsultime edhe me partitë e tjera dhe në fund do të vendosë datën e re të zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.