Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime dhe bisedime disa ditë rradhazi me studentët në disa fakultete të vendit, burime për BalkanWeb bëjnë me dije që Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë e saj më datë 24 dhjetor, për të vijuar me pas me Asamblenë Kombëtare.
Asambleja Kombëtare do të mbahet më datë 28 dhjetor, ndërsa mësohet se arsyeja kryesore e mbledhjeve të strukturave të PS, të jetë analiza e qeverisjes së vendit gjatë një viti.
Kujtojmë që vendi prej ditësh është shkundur nga protesta të vazhdueshme, që nga ajo e banorëve të Unazës së re dhe zonave të tjera, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe deri te e studentëve.
Kjo e fundit ka angazhuar edhe vetë kryeministrin Edi Rama, i cili ka kërkuar dialog me studentët për zgjidhjen e 8 kërkesave që kanë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë riorganizim në strukturat e partisë që drejton vendin.