fbpx

Politika

Datë të re për zgjedhjet, Meta mbledh aleatët e Bashës






               Publikuar në : 19:15 - 12/06/19 |
mapo.al

Ka nisur takimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha. Krerët e partive opozitare kanë mbërritur në këto momente në zyrën e kreut të shtetit.


Në këtë takim marrin pjesë kreu i PDK, Nard Ndoka, ai i LZHK, Dash Shehi, i PBDNJ Vangjel Dule, kreu i PAA, Agron Duka si dhe nënkryetari i PR, Arjan Madhi.



Mësohet se gjatë këtij takimi do diskutohet data e re e zgjedhjeve vendore, pasi Meta zhdekretoi 30 qershorin të shtunën e kaluar nisur nga tensionet politike që po kalon vendi. Megjithatë, paralelisht me takimin e Metës me aleatët e Bashës, kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale në Divjakë, duke iu rikthyer mitingjeve pas 4 ditësh.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas