fbpx

Sport

David Beckham kërkon transferimin e Messit në SHBA






               Publikuar në : 16:14 - 15/09/19 |
mapo.al

E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona mesa duket është në mëdyshje. Mediat spanjolle zbuluan se ai mund të largohej kur të donte në përfundim të këtij sezoni. Edhe deklaratat e fundit të sulmuesit kanë ngjallur jo pak debat. Dozat e dyshimeve i ka shtuar edhe “The Sun”. Tabloidi anglez thotë se David Beckham nuk heq dorë nga misioni për të tranferuar “Pleshtin” në SHBA.


Ish-mesfushori anglez është pronari i skuadrës Inter Miami. Sipas “The Sun” Beckham është takuar ditët e fundit në Londër me babain dhe menaxherin e Messit.



Mendohet se temë kryesore ishte gjetja e rrugës së duhur për të transferuar sulmuesin argjentinas në MLS pas përfundimit të këtij sezoni.


Etiketa: , ,

Pas