David Beckham i është hequr patenta për 6 muaj si dhe është gjobitur me 750 paund për shkak së ka përdorur telefonin teksa ngiste makinën.
I veshur me një kostum gri dhe me kravatë për paraqitjen e tij sot në Bromley Magistrates Court, ish-kapiteni i Anglisë është ndaluar nga policia. Ai u kap me celulari në një Bently 100`000 paundëshe nëntorin e vitit të kaluar.
Babai i katër fëmijëve u deklarua fajtor për akuzën dhe u caktua të trajtohej në gjykatë në Lavander Hill muajin e kaluar. Beckham, ka pranuar dhe më herët se do të pranojë përgjegjësinë për incidentin.
Burimi: Daily Mail