fbpx

Aktualitet

David McAllister rizgjidhet shef i Politikës së Jashtme të PE






               Publikuar në : 21:18 - 12/07/19 |
mapo.al

Në 2017, eurodeputeti gjerman zgjidhi krizën politike në Shqipëri


Eurodeputeti gjerman David McAllister dhe njëkohësisht reporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, është rizgjedhur si Shefi i Komitetit për Politikën e Jashtme në PE. Pas kësaj McAllister nuk do të jetë më raporteri për Serbinë. Ndërsa reporterët e rinj për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, do të zgjidhen në muajin shtator.



Kujtojmë se, reporter për Shqipërinë deri në zgjdhjet e majit ka qenë ish-eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili nuk mundi të rizgjidhej sërishm dhe në këtë mënyrë pritet të largohet duke ia lënë vendin një tjetër personi.

Kush është David McAllister
Në vitin 2001 ai zgjidhet Kryetar Bashkie i qytetit të tij të lindjes, Bad Bederkesa, por qëndroi në këtë detyre vetëm për një vit, pasi u promovua si sekretar i përgjithshëm i CDU-së për landin e Saksonisë së Poshtme. Rritja e tij vijon me zgjedhjen tashmë si kryetar i kristian-demokratëve për Saksoninë e Poshtme në vitin 2008, e më pas zgjedhja si Kryeministër i këtij landi, post në të cilin qëndron nga viti 2010 deri në 2013.

Pas këtij momenti, McAllister zgjidhet deputet në i Parlamentit Europian në vitin 2014, detyrë që e mban deri në ditët e sotme. Në tetor të 2015, karriera e tij pëson një tjetër ngjitje, me zgjedhjen si zv. President i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në PE. Që prej muajit shkurt të 2017-ës, ai ka shërbyer si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në PE, si dhe kishte rolin e reporterit për Serbinë. Gjermani me origjinë skoceze është një nga politikanët më të angazhuar në politikat europiane.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas