fbpx

Dikur

Dokumenti i 1946-ës: Vramë 39 kundërshtarë politikë në Veri





               Publikuar në : 09:54 - 04/11/19 |
mapo.al

Një dokument që provon vrasjen e 39 malësorëve në Veri të Shqipërisë, të shpallur kundërshtarë politikë të komunistëve


Komanda e Qarkut Shkodër, në një letër që i dërgonte Komandës së Divizionit të Mbrojtjes së Popullit në Tiranë, raportonte për 39 të vrarë që ishin ekzekutuar nga forcat komuniste nga prilli në tetor të vitit 1946. Ky dokument nuk jep asnjë arsye të vrasjes së tyre, përveç vërjejtes si kriminelë politikë. Bëhet fjalë për persona që i kishin shpallur rezistencë regjimit komunist, por edhe për ata që thjesht ndihmonin të arratisurit. Edhe pse disa prej tyre ishin dorëzuar dhe lënë të lirë, ishin kapur sërish dhe ekzekutuar, me argumentin që vazhdonin t’u jepnin informata të arratisurve dhe pasi ishin kapur, kishin tentuar të shpëtonin, siç thuhet në dokumentin që sqaron vrasjen e Mirash Noshit në Prekal, i fundit në këtë listë me 39 viktima.



Lista e të vrarëve shoqërohet me një letër tjetër që flet për raportimin e viktimave, të kapurve robë dhe të dorëzuarve.


Dokumenti i plotë:

USHTRIJA KOMBETARE SHQIPTARE

DIVIZIONI I MBROJTJES POPULLIT

KOMANDA E QARKUT M.P.

SHKODËR

Shkodër më 7 /XI /1946

KOMANDËS DIVIZIONIT MBRO. POPULLIT

TIRANË

Gjegje shkresës Nr.A5-152 /4

Ngjitur ju përcjellim listën emnore të Kriminelvet të Vrarë, të kapur Ropë (të gjallë) nga Forcat e këtij Qarku. Si dhe të atyre të dorëzuarë, kërkuarë me urdhërin e sipërm.-

Mbri secilit emër është shënuar data e vrasjes për të vrarët, dat e kapjes për të kapurit dhe dat e dorëzimit për të dorëzuarit.-

Listat janë të veçanta për çdo kategori.-

KOMISARI POLITIK KOMANDANT I QARKUT M.P.

KAPITEN MAJOR

Maman Saliu Mihallaq Ziçishti

Në dokumentin tjetër të firmosur nga të njëjtët persona, i cili paraqitet në hyrje të shkrimit paraqiten 39 emrat e personave të vrarë, fshati i tyre i origjinës, data e ekzekutimit dhe akuza. Datat e ekzekutimit përfshijnë periudhën nga prilli në tetor të vitit 1946 dhe akuza për të gjithë është kriminel politik.

LISTA E KRIMINELVE TE VRARE GJAT PERPJEKJEVE

Preng Llesh Lala
Frok Marka Gjoka
Preng Biba
Marka Llesh Lala
Gjok Marka
Ded Sakica
Preng Lleshi
Ndue Gjok Kola
Pal Gjok Kola
Ded Bil Lleshi
Zef Pjetër Gjoni
Pjetër Gjoka
Preng Nue Ndreca
Mark Gjon Marku
Nikoll Pjetër
Kol Kola
Preng Jaku
Ded Mirashi
Llesh Prenga
Preng Filipi
Frok Ukshini
Marka Dali Marashi
Kol Marash Kola
Nue Delija
Azmo Hyseni
Nuz Salia
Seit Duli
Ymer Zeneli
Eles Bazi
Dush Myftari
Zef Prela
Jup Kazazi
Martin Preli
Kol Deda
Pashuk Biba
Gjet Lleshi
Seit Kazazi
Martin Lulashi
Mirash Noshi
Në këtë dokument bën pjesë dhe Zef Preli, i cili kur është dëguar shkresa, ishte ende gjallë. Ai u kap, iu nënshtrua torturave të hetuesisë dhe u dënua me pushkatim me vendim gjyqi. U ekzekutua në vitin 1948.

Gjithashtu, Jup Kazazi, mendohet që, kur është rrethuar nga forcat e ndjekjes, ka vrarë veten që të mos ekzekutohej nga komunistët./kujto.al


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas