Italiani Gianni De Biasi i rikthihet punës si trajner pas 3 vitesh. Ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit.
Emërimi i tij në krye të kombëtares azere u paralajmërua gjatë pasdites së djeshme, ndërkohë që kjo nuk ishte hera e parë që azerët e kontaktonin.
Për 64-vjeçarin ka pasur interesim edhe nga klube e kombëtare të tjera (Kameruni mes tyre), por De Biasi vendosi të zgjedhë azerët ku edhe është zyrtarizuar tashmë.
De Biasi drejtoi Shqipërinë në vitet 2011-2017, dhe kualifikoi kombëtaren në europianin e vitit 2016, suksesi mw i madh nw histori pwr ngjyrat kuqezinj.