Sport

De Biasi te Sampdoria, tekniku italian zbulon prapaskenat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:31 - 09/10/19 |
ro ot

Emri i tij është lakuar orët e fundit te Sampdoria, me klubin e Serie A që ka shkarkuar trajnerin Eusebio di Francesco për shkak të rezultateve negative. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, i cili prej nëntorit të vitit 2017 qëndron “në shtëpi”.






Zërave të merkatos, që e transferojnë te klubi xhenovez, tekniku De Biasi ka vendosur t’i përgjigjet, por nuk ka aprovuar nisjen e kontaktet me presidentin Ferrero.


Nëse thua se unë do të jem trajneri i ardhshëm nuk do të jetë i saktë. Kompania po bën vlerësimet dhe po ekzaminon kandidatë të ndryshëm, përfshirë edhe mua, një fakt që më bën krenar. Unë e kam ndjekur pothuajse gjithmonë Sampdorian. I shoh të gjithë ndeshjet e tyre, por me Presidentin Ferrero, nga ana tjetër, unë kurrë nuk kam folur,” tha De Biasi për mediat italiane.

Lexo edhe :  Emra të famshëm për pankinën e Kosovës, edhe dy shqiptarë alternativa






Kujtojmë që tekniku me pasaportë shqiptare është në garë me ish-numrin 1 të pankinës së Milanit, Gennaro Gattuso për të marrë drejtimin e Sampdorias. Në të shkuarën, emri i De Biasit ka qënë i lidhur me shumë skuadra dhe klubi xhenovez është ekipi që e kërkon së fundmi.




1




Etiketa: , ,

Pas