Aktualitet

‘De facto’ KQZ-ja pa Kryetar, mbledhjet i thërret Denar Biba






               Publikuar në : 11:56 - 12/06/19 |
mapo.al

Një tjetër institucion i rëndësishëm në vend tashmë ka hyrë në ngërç. Bëhet fjalë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.


KQZ kishte mbetur prej muajsh me 4 anëtarë dhe një kryetar, konrektisht Klement Zguri (propozim i PD) Kryetar; Denar Biba (propozim i PS) zv/Kryetar; dhe anëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri (propozime të PS). Ndërsa opozita kishte lënë vakant dy anëtarët e saj në KQZ.

Jo vetëm kaq! Më 10 Qershor, Kryetari Klement Zguri deklaroi se nuk ka tagër ligjor KQZ-ja të rrëzojë dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Ai u largua nga mbledhja, duke mos pranuar të thërrasë në vijim asnjë mbledhje që ka të bëjë me 30 Qershorin, pasi kjo datë tashmë ka rënë.

Por, ja ku jemi sot më 12 Qershor. Mbledhja e radhës për zgjedhjet e 30 qershorit është thirrur nga n/kryetari Denar Biba. Një burim i tha Mapo-s se ligjërisht anëtarët kanë të drejtë të thërrasin mbledhjen duke qenë se kryetari nuk e njeh dekretin e Presidentit.

KQZ-ja e mbetur tashmë me 4 anëtarë mund të marrë vendime që kërkojnë shumicë të thjeshtë. Në ditët në vijim, kur do duhet shumicë e cilësuar, KQZ-ja nuk do mundet të funksionojë.

Sa i përket mbledhjes së sotme, mësohet se KQZ-ja mblidhet në orën 13:00, për miratimin e anëtarëve të KQV-ve si dhe për miratimin e vëzhguesve të disa shoqatave.

I plotë rend i ditës për mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes.

Sot me 12.06.2019, Ora 13:00 me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

/MAPO.al


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas