Sport

De Ligt i dërgon sinjale Barcelonës: Më pëlqen të luaj me De Jong






               Publikuar në : 12:58 - 22/05/19 |
mapo.al

De Light ishte padyshim zbulimi më i ri këtë vit në Champions League. Talenti holandez i mahniti të gjithë me pjekurinë e tij në fushë, jo më kot ishte caktuar kapiten te skuadra e Ajax, në moshën 19-vjeçare. Sigurisht është vështirë që De Light të vazhdojë të qendrojë ende te Ajax, pasi “presioni” i ekipeve më prestigjoze europiane është shumë i madh. Së fundmi 19-vjeçari ka “thyer heshtjen” duke i dërguar sinjale skuadrës së Barcelonës.


“Do të ishte bukur të luaja sërish me De Jong por për momentin nuk e di akoma se çfarë do të ndodh”, u shpreh De Ligt duke lënë të kuptohet se Barcelona, skuadra e ardhshme e De Jong, do të ishte një mundësi e mirë.

Në garë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Ajax janë futur klubet më të mëdha europiane, Juventus, Man.City, Liverpool, PSG, Bayern Munich dhe Man.United. Në këto kushte De Ligt nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të zgjedh se ku dëshiron të luaj sezonin e ardhshëm.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas