Mbrojtësi i Ajaxit, De Ligt, ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes finale të Kupës së Holandës, ndaj Willem II, që mund të jetë trofeu i parë për këtë vit. Ajax lufton edhe për titull dhe në Champions. Pas Kupe, do të jetë Tottenham, ndeshja e kthimit në gjysmëfinale. Por, De Ligt e injoron:
“Ndaj Willem II do të jetë më e vështirë, sepse është finale. Jemi fokusuar aty. Mund t’i fitojmë të tre trofetë ashtu si mund t’i humbasim”.
“Sipas disa, nuk do të humbasim ndaj Tottenham, por për të tjerë do të humbisnim ndaj Juventusit dhe Real Madridit. Duhen që çdo ndeshje të ndjesh presionin për të dhënë më të mirën”.