Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike dhe Instituti Europian “Pashko” mblodhën të shtunën në një forum në Tiranë, disa prej ekspertëve më të mirë për çështjet ekonomike.
Tema e ndjeshme e këtij diskutimi ishte “(De)rregullimi i tregjeve”, jo më kot e vendosur në kllapa.
Nevoja për rregullim të tregjeve, por edhe reformat e derregullimit, ishin në qendër të diskutimeve, që nisën me Adrian Civicin, president i Universitetit Europian të Tiranës.
Vëmendjen e medias e mori sidomos fjalimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që premtoi se tregjet do lirohen nga monopolet.
Ai tha se taksa e sheshtë 9 përqind është zgjidhja për këtë situatë të vështirë ekonomike. Basha shtoi se vendi nuk ka njohur investime të huaja ose të brendshme prej pesë vitesh.
Në distancë, Gunther Fehlinger i organizatës “Taksa e sheshtë në Europë”, postoi një mesazh duke kërkuar një taksë të sheshtë prej 10 përqind.
Në forum folën edhe Walter Glos i fondacionit “Konrad Adenauer” si dhe ekspertët Ilir Ciko, Gjergj Buxhuku, Selami Xhepa e Arben Shkodra.
Me interes u prit edhe fjala e Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Ky i fundit deklaroi pak ditë më parë se biznesi është duke u shantazhuar. Sipas tij, bëhet fjalë jo vetëm për gjobat, por edhe për kërcënime nga kriminelë që të bëhen partnerë në bizneset e ligjshme.
Kam pershtypjen se emri “pashko” per nje institute ekonomie eshte I PAPERSHTATSHEM.
Ai pashko tashti I ndjere, doli me “Çekun e Bardhe” dhe me ate genjeshter u shkaterruan dhe u vodhen te gjithe ndertimet e bera me djersen dhe gjakun e popullit qe vazhdon te varferohet ende sot! Pra çfare perfaqeson ai emer??
Experte ” te mire ” , por vetem per by..en dhe interesat e tyre . Ata vetem intelektuale nuk jane , , nuk i kemi pare ” te rrezikojne ” karriket e tyre ne raport me politiken ; i rrofte profesorlleku dhe fotografia .