Aktualitet

Debat dhe panik/ Koronavirusi më afër Shqipërisë se kurrë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:09 - 24/02/20 |
mapo.al

Rritja e numrit të viktimave dhe të të prekurve në Itali, ka bërë që rreziku të ndihet në vendin tonë më shumë se kurrë për shkak të afërsisë dhe fluksit të madh të qarkullimit. Qeveria mohon të ketë raste dhe thotë se ka marrë të gjitha masat. Po sa i përgatitur është një shtet si i yni për të përballuar një fenomen të tillë të rrezikshëm?


Mbërritja e virusit të rrezikshëm dhe vdekjeprurës në Itali, dhe shkaktimi i3 viktimave atje, sipas raportimeve mediatike deri dje në darkë, ka ngritur shqetësimin legjitim në Shqipëri. Kjo flamë, nuk mund të gjendej më afër. Janë me qindra e mijëra njerëz që shkojnë dhe vijnëçdo ditë nga portet dhe aeroportet mes vendit tonë dhe fqinjit përtej Adriatikut.



Në Itali ndërkohë, alarmi ështëi madh. Edhe pse një shtet i zhvilluar, duket se në këtë rast, qeveria dhe autoritetet nuk mund ta kontrollojnë dot panikun. Në disa zona nëveri të vendit, janë mbyllur shkollat, janë anuluar ndeshjet e futbollit. Dhe, kanë dalë pamje nga marketet e boshatisura, ku me ç’duket njerëzit kanë marrë furnizime të mëdha për t’u mbyllur në banesat e tyre.


Zyrtarisht janë konfirmuar deri dje nëmbrëmje vonë, mbi 100 persona të prekur, dhe 3 të vdekur atje.

Në mënyrë të logjikshme, ky alarm ka mbërritur në Shqipëri.

Në rrjetin social kanë qarkulluar lajme sikur kemi ndërkohë njerëz të infektuar, dhe virusi është tashmë mes nesh. Një audiomesazh u përhap shumë, ku dikush flet me të afërm, dhe tregon se në spitalet tona ka të prekur nga ky virus, por që kjo mbahet e fshehtë. Lajme tëpërgënjeshtruara zyrtarisht nga autoritetet.

Në fillim ishte Silva Bino, drejtoresha e Institutit tëShëndetit Publik, që tha se nuk kemi asnjë pacient me këto simptoma.

Deri tani nuk ka asnjë rast në vendin tonë të prekur nga koronavirusi. Nuk ka vend për panik, duhet të keni kujdes me higjienën. Ne kemi marrë masat si dhe kemi pajisjet e duhura për trajtim. Kemi të gjitha pajisjet për të bërë diagnozën. Njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit duhet të kenë kujdes. Në pikat e kalimit kufitar kemi marrë masa për kontrolle të përforcuara. Diagnozën e koronaviusit e përcakton ISHP”, tha Bino, e cila me siguri këto ditë do të jetë një nga zyrtarët më tërëndësishëm në vend.

I gatshëm si gjithnjë Edi Rama për të bërë viktimën, dhe për t’u dukur se sulmohet nga fronte nga më të ndryshmet. Në këtë rast, edhe koronavirus, është një armik ijashtëm që synon fronin e tij. Dhe e lidh këtë me gojështhururit e tërmetit. Ja si shprehet ai.

Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”,tha Rama.

Lideri i opozitës ka bërë thirrje për marrjen e masave.“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. U bëj thirrje autoriteteve të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, ka deklaruar Basha.

Denoncimi i mjekut

Debatin e madh për çështjen e koronavirus, dhe potencialin që ka Shqipëria për ta përballuar këtë fenomen të rrezikshëm, e hapi mjeku Edvin Prifti, shefi i kardiokirurgjisë në QSUT. Përmes një statusi në Facebook, prifti bënte të ditur se nuk ka asnjë përgatitje, dhe mungojnë pajisjet elementare.

Dje po interesohesha, dhe m’u tha nga një prej specialistëve tanë më të mirë tësëmundjeve infektive që, real time PCR, është kërkuar nga laboratori i mikrobiologjisë në QSUT dhe nuk është realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Atëherëunë them qëzotërinj – këtu ndodhemi përballë një çështje tësigurisëkombëtare. Unë nuk e di se ç’mund të konsiderohet tjetër gjë brenda nocionit tësigurisëkombëtare”, shkruante Prifti ndër të tjera.

Me një gjuhë mjaft profesionale, më tej, mjeku i njohur tregonte për mungesat në vijim të kushteve për trajtim.

Këta të sëmurë në fund, kanë nevojë për ventilim mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial. Përsa i përket ventilimit mekanik, në Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilatorë mekanikë, këtu përfshirë edhe strukturat private që do të thotë, që sikur t’jua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të sëmurëve të tjerë atëherë vendi ynë mund të trajtojë vetëm 140 të sëmurë njëkohësisht”, shkruan Prifti.

Siç pritej, shumë shpejt një kor mjekësh dhe drejtorësh, kryesisht afër qeverisë u vunë në shërbim dhe sulmuan Priftin. Disa i thanë se nuk ka informacion, disa se nuk është specialiteti i tij. E mira do të ishte që kardiokirurgu të mos ketë të drejtë. Por argumentat e tij janë kaq profesionalë dhe kaq bindës.

Debati për karantinën

Prej ditësh, mjeku Tritan Shehu ngre shqetësimin, lidhur me karantinën në rast të ardhjes së koronavirusit në Shqipëri. Ai akuzon qeverinë se po e mban sekret dhe thotë se kjo ndodh në vendet diktatoriale.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri publik dy ditë më parë një informacion, sikur është vendosur që karantina të jetë në Spitalin e Kavajës. Berisha e denoncoi ashpër këtë variant, duke thënë se nuk mund të vendosej karantina në një ambient të populluar, pasi ekziston mundësia e infektimit të krejt banorëve të zonës.

Qeveria ndërkohë nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo nuk ka mbajtur qëndrim, se ku është ngritur, apo do të ngrihet Karantina, që është një prej fazave më të rëndësishme për luftimin dhe mbajtjen nën kontroll të epidemisë, nëse do të prekemi.

Kufijtë

Një prej masave më të rëndësishme është ruajtja dhe kontrolli i kufijve. Qeveria dhe kryeministri thonë se kanë vendosur gjithçka nën kontroll. Mirëpo ka dëshmi, të bëra publike edhe nga intervistat e udhëtarëve që vijnë në Rinas apo në porte, që tregojnë se kanë kaluar pa asnjë lloj kontrolli. Ky është një shqetësim vërtet serioz.

Koronavirusi është një rrezik që do të sfidonte edhe qeveri edhe shtete me standarde, me mjekësi e kapacitete të larta. Padyshim se do të vinte në pozita shumë të vështira një vend dhe një shtet si i yni.

Megjithatë, njerëzit kanë filluar vetë të ndërgjegjësohen e të lexojnë për masat që duhen marrë, ku spikasin kryesisht ato të higjienës.

 

Mapo.al


Etiketa: ,

Pas