Kryesore

Debat i ashpër Tahiri-Fevziu: Gjatë 30 viteve në popull ka bir nënash që kanë vuajtur nga këta bir kurvash








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 19/04/18 |
mapo.al

Në një lidhje telefonike në emision, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka debatuar me drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu, ndërsa ka përdorur një ton të ashpër edhe ndaj të ftuarve në emision.



Më poshtë pjesë nga debati me Fevziun:


Kë keni kërcënuar?



E para nuk e kam në kulturë të kërcënoj njeri. E dyta se kam në kulturën time që t’u jap mesazh njerëzve. E treta kam të gjithë të drejtën time të flas në parlament dhe jashtë parlamentit për gjithçka që kam dëgjuar. Ju kam dëgjuar edhe ju për gjyqin që më keni bërë në studio.



Do vazhdoj akoma?


Jeni në të drejtën tuaj. Siç kam dëgjuar Saliun, Lulin, që më kanë bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj.

 Jeni shfaqur sot gjashtë muaj nuk jeni shfaqur në parlament?

Për hir të drejtësisë nuk kam folur, por nuk mund të pranon gjyqin publik.

Si shpjegohet për fjalorin që keni përdorur “skeni parë gjë akoma” dhe “s’ka bir nëne dhe kurve të më  bëjë fajtor”?

Këtë që pashë unë e analizojnë njerëzit Nëse unë jam bir nëne që duroj çdo lloj akuze në kurrizin tim, në popull ka mijëra bir nënash që gjatë këtyre 30 vitesh kanë vuajtur nga këta bir kurvash.

Edhe ju jeni pjesë e këtij kazani?

Edhe mund të kem gabuar duke bërë maksimumin me fuqitë e mia. Mos nxirrni atje çdo lloj mediokriteti. Raportet e Guardia de Financës thonë se kanabisi më i vogël..

Kryeministri e ka pranuar?

Nuk merem me as e pranon apo jo ministri i Brendshëm.

Jeni takuar me Ramën?

Kjo është fare e parëndësishme. Jam i vetmi politikan që kam kërkuar nga prokuroria italiane të hetohem.

A keni materiale kompromentuese?

Këto janë përralla për të mbushur orarin e tollovisë që mblidheni atje dhe talleni.

Të kam parë dhe ty feziu kur merresh me fushat dhe kur në Lazarat, shkonin zjarrfikëset për të ujitur. Të kam parë dhe ty.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas