Aktualitet

Debat në familje/ 40-vjeçari hidhet nga kati i 7-të i pallatit






               Publikuar në : 11:04 - 27/06/19 |
mapo.al

Një 40-vjeçar, baba i dy fëmijëve, është hedhur nga kati i 7-të i pallatit, pas një debati me të atin e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat.


Mediat raportojnë se shtatasi Elton Riko është hedhur nga ballkoni rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Gjatë rënies nga lartësia ai është përplasur edhe me tendat e fqinjëve deri sa ka rënë në oborrin e pallatit.

Riko është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas