Tuesday, February 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Debate në komision për 25 prillin, PD: PS po pengon punën

by mapo.al
18/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Me debate ka nisur sot mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari, Enkelejd Alibeaj u shpreh theksoi se afati i Komisionit Hetimor do të jetë tre muaj.

“Të gjithë anëtarëve të Komisionit do t’i lihet një kohë e dobishme për të bërë plotësimet që duhen. Plani nuk miratohet sot. Ndërsa sa i përket rregulloreve, ato janë standarde dhe vetëm pasqyrojnë përmbajtjen e aktit bazë.



Nuk ndryshon aspak nga rregulloret e Komisioneve të mëparshme, dhe për këtë çështje do të keni të gjithë të drejtën për të folur”, tha Alibeaj. Më tej Alibeaj u shpreh se plani i hetimit nuk do të miratohet ditën e sotme.

Gazmend Bardhi ka kërkuar që një anëtar i mazhorancës nuk duhet të jetë pjesë pasi sipas tij nuk duhen më shumë se 15 anëtarë.

“Para se të jap opinion për çështjen e procedurës, besoj se ka problem me numrin e anëtarëve. Dikush nga maxhoranca nuk duhet të jetë pjesë e komisionit. Janë 16 anëtarë. Komisionet kanë 9 dhe jo më shumë se 15 anëtarë sipas ligjit.

Është ligji që e përcakton rendin e ditës së mbledhjes së parë. Më së pari komisioni duhet të ketë miratuar dhe rregulloren, e cila është standarde, e certifikuar disa herë nga çdo komision hetimor i ngritur prej vitesh.

S’besoj se do të duhej më shumë orë për konsultim se 24 orë. Besoj se për t’ju përmbajtur dhe detyrimeve që ka ky komision, rendi i ditës do të duhet të qëndrojë asht siç e përcakton. Nuk është çështje e kryetarit, por duhet zbatuar ligji”, tha Bardhi.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, tha se Partia Socialiste po tenton që të ngadalësojë procesin, ndërsa kërkoi që media të jetë e pranishme në këtë Komision pasi është një çështje që prek gjithë opinionin publik.

“Përpjekja e PS-së për të penguar punën është e pritshme, padiskutim që tregon para opinionit që është shqetësim për ta. Por Komisioni është një çështje sensitive dhe duhet ecur me shpejtësi. Kisha edhe një kërkesë, media të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës, pasi Covid nuk është çështje që futet me minuta”, tha Salianji.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Blerina Gjylameti kërkoi kohë për analizuar një plan përfundimtar të këtij hetimi paraprak.

“Sapo na erdhi plani paraprak i hetimit dhe ne do të na duhet koha jonë që ta analizojmë në mënyrë që plani përfundimtar i hetimit të jetë një plan definitiv në funksion të saj që duam të realizojmë”, tha deputetja Blerina Gjylameti.

Tags: 25 prilliPDPS

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
Kronika

Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve

06/02/2023
“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
Kronika

“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Next Post
PD bën hapin e parë kundër 25 prillit, kërkohet rivotimi në 9 qarqe të vendit

PD gati amendamentin Kushtetues për Vettingun e politikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In