Ndërkohë që vazhdon mbledhja e anëtarëve të Kryesisë së grupit parlamentar të PD-së, duket se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate të nxehta në parti.
Ka qenë Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, të cilët kanë dalë kundër vendimit të Bashës
Po ashtu edhe Albana Vokshi e Luçiano Boçi shtojnë numrin e anëtarëve të PD-së që janë kundër vendimit të Bashës.
Ata janë shprehur se një vendim i tillë ka qenë i pa konsultuar me partinë dhe i gabuar.
Mbledhja është duke vazhduar, ndërsa Berisha nga ana e tij shprehet nuk do të tërhiqet nga beteja e tij dhe se Basha ka dorëzuar sovranitetin e partisë.
LEXO EDHE:
Basha merr vendimin: Berisha nuk do jetë anëtar i grupit parlamentar të PD