Kryesore

Debate të forta mes Vasilit dhe Gjiknurit, ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 13/05/20 |
mapo.al

Ndërpritet mbledhja e grupit të punës të Keshillit Politik për Reformën Zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.


Shkak janë bërë debatet e forta mes përfaqësuesit të PS-së, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të LSI-së, përfaqësues i opozitës Petrit Vasili. Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.


Mësohet se debati ka ardhur për deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore, ku u shpreh propozimet e vetme që do të merren në konsideratë janë ato të OSBE/ODIHR-it.


Opozita beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore. Kujtojmë se mbledhja asistohet nga OSBE që ka siguruar ambientin dhe masat mbrojtëse për të pranishmit.


<
>
Keshilli politik opozita keshilli politik1 keshilli politik2 keshilli politik3


Etiketa: , , , ,

Pas