Kryesore

Debatet në mbledhje/ Opozita e Bashkuar: Çdo diskutim për zgjedhjet të kalojë në Këshillin Politik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:52 - 23/07/20 |
mapo.al

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar.






Mbledhja e sotme ka zgjatur rreth 60 minuta. Mësohet se në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar ka insistuar për respektimin e marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, për të kompletuar një Reformë Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.


Sipas kësaj të fundit, çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik. Burimet thanë se opozita i qëndron marrëveshjes së 14 janarit dhe në mbledhjen e sotme është refuzuar çdo lloj diskutimi që shkon përtej kësaj kornize.





“Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias”, thuhet në qëndrimin e Opozitës së Bashkuar.



Gjithashtu, opozita ka kritikuar mazhorancën për mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, takim në të cilin ajo ishte shprehur se nuk merrte dot pjesë, ndërsa kishte propozuar mbledhje të enjten ose të premten.



“Opozita dënon show e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë. Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim“.

1


Etiketa: ,

Pas