Debatet – Ramës i del Vlora nga kontrolli

Me anë të një letre dërguar asamblesë së PS në Vlorë, Rama ka lajmëruar përjashtimin e Kryetarit të Bashkisë, nga fushata elektorale. Ky reagim ka ardhur pas kundërshtimit të Dritan Lelit për të qenë pjesë e listave të PS për deputet me kushtin që të dorëhiqej nga posti aktual që mban. Refuzimi vjen pas atij të deputetit të Sarandës Alket Hyseni, i cili nuk pranoi vendin e 11-të në listë.

Rama ka vrapuar dje në Vlorë ku për rreth dy orë ka zhvilluar një takim me kandidatët dhe kryesinë e PS atje larg syrit të mediave. Si nisi përplasja mes Lelit dhe kryeministrit që në qershor të vitit të kaluar, pas ankesave të Damian Gjiknurit dhe emërimit në postin e nënkryetarit të bashkisë të ish-drejtorit të rrugëve Afrim Qëndro.



Partia Socialiste në Vlorë duket se s’po gjen qetësi, pas refuzimit të Dritan Lelit për të dhënë dorëheqjen dhe për t’i hapur rrugë kështu ish-drejtorit të rrugëve Afrim Qëndro. Edi Rama ka vrapuar dje për të mbajtur takimin e parë me kandidatët pikërisht në këtë qytet, por duke u kujdesur që më parë t’iu dërgojë një letër anëtarëve të PS-së, me anë të së cilës iu bënte me dije se Leli nuk duhet të përfshihet në fushatë. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona.

 

Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”, thuhej në letrën, e cila u lexua në mbledhjen e asamblesë nga Damian Gjiknuri. Mbledhja me Edi Ramën, ka zgjatur për rreth dy orë, dhe vetë Leli nuk ka qenë pjesë e saj. Mediat janë mbajtur larg takimit.

Oferta
Pak ditë më parë Rama i bëri një ofertë Lelit për të qenë pjesë e listës së kandidatëve të PS-së për Vlorën, me kushtin që të linte postin e kryetarit të Bashkisë.

Por Dritan Leli e ka refuzuar këtë ofertë të Ramës, pasi sipas burimeve dhe vendi në të cilin ai do të vendosej në listë ishte i papërshtatshëm. Debati ka vijuar më tej mes tij dhe kryeministrit me anë të telefonit, por gjithsesi kreu aktual i Bashkisë nuk është tërhequr nga vendimi i tij. Kjo ka bërë që Rama t’i kërkojë asamblesë së Vlorës që Leli të përjashtohet nga fushata elektorale, ndërsa Leli siç bëjnë të ditur burime nga Vlora prej disa ditësh ka fikur telefonin duke mos pasur asnjë komunikim, qoftë me administratën, qoftë me partinë atje.

Debatet
Por debati me Dritan Lelin, është më i hershëm dhe daton që prej qershorit të vitit të shkuar, kur jo pak pakënaqësi u shkaktuan pas njoftimit që bëri Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 40 ndërtimeve në Zvërnec. Kjo shkaktoi revoltën e banorëve të zonës, e cila solli jo pak shqetësim te kryeministri, i cili fajin për këtë u mundua t’ia faturonte Lelit, por ndërkohë dihet që IKMT është në varësi ekskluzive të qeverisë.

Rama në një mbledhje që organizoi aso kohe me drejtorët në qark, do i hakërrehej Lelit se “Me nxive faqen në Vlorë, sondazhet më nxjerrin me 30%. Kam hedhur gjithë këto para në Vlorë dhe ti po më shkatërron gjithçka, të mora nga hiçi të bëra njeri”. Ankesa për Lelin gjatë asaj mbledhjeje ka pasur dhe Damian Gjiknuri, që u emërua si drejtues qarku ku mësohet t’i ketë thënë Ramës në momentin e emërimit në Vlorë se “Unë me Lelin jam humbës në Vlorë, më ço ku të duash në një qark tjetër, jo në Vlorë me Dritan Lelin”.

Pa kaluar një muaj nga kjo përplasje, në Vlorë emërohet Afrim Qëndro, ish-drejtori i rrugëve i shkarkuar nga Rama dhe njeri i afërt me Gjiknurin. Burimet nga Vlora shprehen se që prej 22 korrikut, bashkinë e Vlorës de facto e kontrollon Qendro, i cili ka bërë dhe jo pak shkarkime dhe emërime në administratë.

Shkarkimi
E megjithatë për momentin të paktën Rama është i pafuqishëm për të shkarkuar Dritan Lelin. Ligji për qeverisjen vendore në nenin 62 të tij e thotë qartë se kur një Kryetar Bashkie mund të shkarkohet.

“Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Në këtë moment Leli nuk plotëson asnjë nga kriteret për t’u shkarkuar, por nuk është për t’u habitur në rast se për të përmbushur hakmarrjen e tij, Kryeministri mund të përdorë artifica të tjera ligjore.

Gjithsesi, deri në përfundim të fushatës, Ramës nuk i intereson një luftë e hapur me kryetarin e Bashkisë sidomos në një nga bastionet e tij. Do i duhet të presë rezultatin e zgjedhjeve pas 25 prillit.

Gjithsesi vlen për t’u theksuar se refuzimi i Lelit dhe ai i deputetit Alket Hysenaj për të qenë i 11-ti në listën e Vlorës tregon se pavarësisht se kryeministri shprehet se ka pritshmëri të mëdha në këtë qark, sërish situata është jashtë kontrollit të tij.

Pavarësisht pretendimeve të kryeministrit për investime në këtë qark, është vënë re qartë se Vlora është përdorur jo pak nga grupet e interesit sidomos në fushën e pronave, të cilat kanë hapur jo pak konflikte mes tyre dhe banorëve.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252