Aktualitet

Debati/ Deputeti shqiptar-Brnabiç: Pse nuk i përmendni varret masive në Serbi?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:28 - 07/06/21 |
mapo.al

Një debat ka ndodhur në parlamentin serb mes deputetit shqiptar të Preshevës, Shaip Kamberi dhe kryeministres Ana Brnabiç. Në Serbi po ndodhin disa ndryshime kushtetuese dhe Kamberi ka pasur disa kritika, fillimisht për nenin 1 që përcakton Serbinë si shtet të popullit serb.






Për Kamberin pakicat përbëjnë 20% të popullsisë në Serbi dhe me këtë nen mbeten qytetarë të dorës së dytë.


Ai ka marrë shembull Kushtetutën e Kosovës që përcakton se Kosova është shtet i qytetarëve të saj. Brnabiç është hedhur në replikë për t’i bërë të qartë se në Kuvendin e Serbisë nuk ka apo të njihet ndonjë Kushtetutë e Kosovës.







“Nuk është e drejtë që t’i referoheni Kushtetutës së Kosovës pasi që jeni anëtar i Kuvendit në vendin në të cilën është ky territor, ajo është krahina jonë dhe ju duhet ta respektoni atë. Nuk ka Kushtetutë të Kosovës për këtë shtëpi ndërsa pavarësinë e fituan pa e pyetur askënd. Tash do t’ua tregojë më thjesht se çka do të thotë për mua Kushtetuta e Kosovës. Unë jam nga Karaburmi nga një pjesë e Beogradit dhe një mëngjes kam mundur të zgjohem dhe pa e pyetur askënd nga kjo pjesë unë e shpallë Republikën e Karaburmit. Një ditë më vonë e kam nënshkruar dhe sjellë ne Kuvend Kushtetutën e Karaburmit. E kjo Kushtetutë për këtë shtëpinë time këtu e ka të njëjtën vlefshmëri si ajo e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Brnabiç.



Lexo edhe :  Reciprociteti i targave, Albin Kurti: Po zbatohet marrëveshja, Serbia është dakord

Ndërkohë Kamberi i ka përmendur Brnabiçit varret masive me trupa shqiptare në Serbinë qëndrore, por për to Brnabiç kishte thënë se Serbia ka bërë hetime mbi informacionet nga Prishtina ndërkohë që sipas saj Prishtina s’ka bërë asgjë në këtë drejtim.



“Më vjen keq për të gjithë të vrarët, familjet e tyre, të gjithë të zhdukurit që po i kërkojmë edhe sot, por Serbia në territorin e saj qendror ka kërkuar absolutisht të gjitha varrezat për të cilat kemi marrë informacione nga Prishtina, Kryqi i Kuq. Ky është një shembull se si punohet dhe mos abuzoni me këtë dhe mund të ju them se Prishtina nuk ka bërë asgjë”- theksoi kryeministrja e Serbisë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas