Aktualitet

Debati/ Marku: Je matrapaz, prandaj s’bëhesh kryetar! Shehaj: Çfarë ke pirë?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:04 - 23/09/21 |
mapo.al

Mark Marku dhe Agron Shehaj u përfshinë në një debat të fortë në emisionin Opinion, duke shkëmbyer akuza e fyerje.






Marku e quajti Shehajn një matrapaz, duke shtuar se kjo ishte një arsye se pse ai nuk mund të bëhej kryetar i PD.


“Je frikacak, nuk mbajte asnjë fjalim as në Kuvendin e PD”, iu drejtua Mark Marku, Shehajt.







Ndërkohë ky i fundit i tha “kujt i thua frikacak ti? Unë konkurova kundër Bashës, ndërsa ti ishte duke bërë fushatë pro Bashës, pastaj dhe dorëheqjen. Ti je njeriu i dorëheqjeve”.



“Ç’ke pirë para se të vije këtu në studio”, i tha Shehaj Markut, ndërsa ky i fundit iu përgjigj “s´mundet që biznesi të merret me politikë”.



Shehaj u shpreh se në çdo parti europiane demokratike pyeten strukturat, pyeten forumet e partisë dhe merren vendime, diskutohet, por nuk ndodh askund që vendimet t’i marrë një person i vetëm.

Lexo edhe :  Marku: PD po humbet energji, Berisha të kishte ikur që në vitin 2013

LEXO EDHE:

Marku: PD po humbet energji, Berisha të kishte ikur që në vitin 2013

5


Etiketa: , ,

Pas