ShowBizz

Debati me Ben Blushin, Arbana Osmani konfirmon largimin nga ‘Top’-i





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 20/05/19 |
mapo.al

Moderatorja Arbana Osmani duket se do të largohet pas shumë vitesh nga ekrani i Top Channel. Lajmi është komunikuar nga vetë ajo, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. “Ditët e fundit në ‘Top’, e lodhur por e lumtur”-ka shkruar Arbana, krahas fotos së publikuar ku shfaqet e qeshur si gjithnjë. E teksa dyshohet se mund të bëhet fjalë edhe për një shkëputje të përkohshme nga ekrani, fansat e Arbanës janë çuditur jo pak.


Moderatorja e “Dua të të Bëj të Lumtur”, e cila prej kohësh po përflitet për një lidhje dashurie me regjisorin e programit Eduart Grishaj, u komentua pak muaj më parë për një përplasje verbale me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.



E teksa rrethanat dhe arsyet e debatit nuk u bënë kurrë të ditura, nëpër media qarkulloi menjëherë lajmi se moderatorja do ta braktiste kanalin televiziv. Mos ndoshta vallë ky largim i saj, i cili u bë i ditur sot, ka të bëjë pikërisht me konfrontimin me Blushin? Nuk dihet! Ndërkohë, ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim e të shohim se ç’do komunikojë tjetër Arbana.


View this post on Instagram

Ditet e fundit ne Top, tired but happy.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on


Etiketa: , ,

Pas