Aktualitet

Gjekmarkaj-Ramës: Policia si organizatë terroriste, do kesh fatin e diktatorëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:51 - 21/05/20 |
mapo.al

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për ndalimin e gazetarit Alfred Lela, tha se gjesti i policisë ishte skandaloz.


Gjekmarkaj u shpreh se policia është sjellë si organizatë terroriste, ndërsa shtoi se Rama mund t’i bëjë këto veprime, se ndoshta pasi të përfundojë qeverisjen, do ikë në ndonjë ishull.


Gjekmarkaj duke iu drejtuar Ramës, i tha se është diktator dhe nuk uronte kurrë që të kishte fatin e një diktatori.


Agron Gjekmarkaj: Unë mendoja se ju do vini e të kërkoni falje. Policia është sjellë në mënyrë skandaloze, si një organizatë terroriste.


Edi Rama: Jeni viktima aktoriale.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se ju silleni kështu, pasi do ikni mesa duket në ndonjë ishull. Keni cuar mbi 1000 policë për Teatrin, edhe pse Shqipëria është vendi i kanabisit. Ju doni te frikesoni njerezit, nje vit para zgjedhjeve. Mjerë qytetarët që e hanë. Ju mesa duket do ikni, se nese do mendonit se do jenit ne kete vend, nuk do te silleshit keshtu.

Alfred Lela: Polici politike, terroriste, me mercenarë brenda. Rreh. Ka rrahur djem të rinj në mënyrë shtazarake. Je bërë si ai që dikur shaje. Nuk jam prokurori, jam i dhunuari. Mos bëj sikur je i lënduar nga kjo.

Edi Rama: Mbarove fjalën zoti prokuror?

Alfred Lela: Jam i dhunuari që jetoj në shtetin që drejtohet nga ju.


Etiketa: ,

Pas