Aktualitet

Debati mes Griseldo Kusit e Indrit Çelajt që solli vrasjen, dëshmitë






               Publikuar në : 14:14 - 25/08/19 |
mapo.al

Zbardhen dy dëshmitë kyçe që ndihmuan hetuesit për të hedhur dritë mbi vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, brenda vilës luksoze të Bujar Kusit në zemër të Tiranës.


Sipas ketyre deshmive, e gjitha ndodhi, në pak minuta, pasi Griseldo Kusi, i kërkoi llogari punëtorit, se përse po e hapte vrimën në murin e tualetit të katit të parë të objektit dhe ku do ta çonte shkarkimin e kondicionerëve.

PUNËTORI 1

“Në katin e parë të vilës, hyri Griseldo Kusi, të cilin shkurt e thërrasin Eldo. Mesa di unë ai është djali i pronarit të objektit, Bujar Kusi. Eldo vinte disa herë në ditë dhe kontrollonte punimet. Ai erdhi i vetëm dhe në momentin  që na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë trapani, me të cilin po punonte njëri nga punëtorët e kondicionerëve, në një nga tualetet e katit të pare i cili ishte rreth dy apo tre metër larg vendit ku unë me shokët e mi po punoja. Eldo lëvizi i nervozuar dhe shkoi drejt vendit ku dëgjohej zhurma dhe tha: Po këtu ç’bëhet”. Ai filloi t’i bërtiste punëtorit me zë të lartë: Çfarë po bën, përse e hap atë vrimë aty dhe ku do e cosh shkarkimin e kondicionerëve. Punëtori i tha: Nuk di unë, se ku do jetë shkarkimi. Griseldo më pas i tha, kur se di ti, nga do ta di unë. Në ketë moment, ai nxori armën nga brezi, tip pistoletë,  dhe ja mbështeti në kokë punëtorit të kondicionerëve dhe e qëlloi. Griseldo mori gëzhojën dhe u largua.

Të njëjtat rrethana ka shpjeguar edhe punëtori i dytë, lidhur me atë çfarë ndodhi në vilë. Pas krimit, ai tha se u largua i frikësuar në drejtim të banesës së tij.

PUNËTORI 2

“Griseldo hyri brenda tualetit ku po punohej dhe në këtë moment e dëgjova t’i bërtiste punëtorit të koncicionerëve, me zë të lartë me fjalët: Çfarë po bën? Fill më pas u dëgjua një krismë arme. Mbaj mend që Griseldo u largua me nxitim dhe në dorë mbante një çantë me zinxhir me ngjyrë të zezë. Unë i frikësuar u largova për në banesën time”.

Lidhur me këtë ngjarje, gjykata e Tiranës caktoi paraditen e së dielës masën e sigurisë arrest me burg për Bujar Kusin, pronarin e vilës, ndaj të cilit rëndon akuza e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Babai i dy vëllezërve të shumëkërkuar i tha gjykatës se nuk ndodhej në objekt kur ndodhi krimi, por kur mbërriti aty mësoi se dikush tjetër ishte konfliktuar me punëtorin. Ai tha se dy djemtë mesa kishte dijeni ndodheshin në plazh, me shoqet e tyre.

Gjykata la në burg, edhe Ferdinand Bakallin, personin që kishte kontraktuar punëtorët për llogari të Kusit si dhe të dyshuarin Ali Edmond Sula. Për punëtorin Luan Caka u caktua masa e arrestit në shtëpi. Të shtunën me masën e sigurisë, u njoh edhe Lorenc Veliaj, një I kërkuar për disa vepra penale, të cilit vëllezërit Albano e Griseldo Kusi I kishin kërkuar të merrte përsipër krimin në këmbim të parave dhe duke I premtuar se hesapet me drejtësinë do t’ja mbyllnin ata. Dy vëllezërit kusi, emra shumë të njohur për drejtësinë, pasi edhe më herët janë përfshirë në krime të rënda, vijojnë të jenë në arrati. /News24


Etiketa: ,

Pas