Kryesore

Debati/ Në Kosovë i kërkuan të futej në karantinë, a ul në Tiranë avioni i Pacollit?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:23 - 28/04/20 |
mapo.al

Debati i ditës në Kosovë lidhet me Behgjet Pacollin. Një debat që vijon dhe ende nuk merret vesh deri ne orët e vona të darkës, se si është zgjidhur.


Autoritetet shëndetësore në Prishtinë, i refuzuan Pacollit uljen e avionit, nëse ai nuk futej në karantinë për 14 ditë, në një nga godinat që ka caktuar qeveria, meqënëse vinte nga një udhëtim jashtë vendit.


Pacolli e refuzoi kërkesën, duke thënë se ai ishte në karantinë prej 2 muajsh në Zvicër dhe nuk do të qendronte i mbyllur në Prishtinë.


Avioni i Pacollit mesaduket, nuk u ul në Prishtinë dhe këshilltari i kryeministrit Kurti, Arbër Zaimi, shkruan se charteri i Pacollit, u ul në Tiranë


“Tiranë o qytet me fat, prite prite Behgjet Beun, po zbret me aeroplan privat Të shpëtojë mëmëdheun”, ka shkruar Arbër Zaimi në Facebook.

Gazeta Telegrafi shkruan se gjithë aktorët politikë kanë reaguar për këtë ngjarje. Kreu i LDK-së Isa Mustafa, tha se Pacolli ishte përfaqësues i popullit dhe nuk kishte pse të futej në karantinë.

Behgjet Pacolli i ka kërkuar ndihmë edhe ambasadorëve të huaj në Kosovë.

Dua të shoh sesa parimorë do të jenë Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Philip Konsett rreth pengesave që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, ka shkruar Pacolli.

Teksa, këtij postimi i është përgjigjur, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se në lidhje me këtë çështje, nuk mund të japë ndonjë këshillë në lidhje me situatën, për shkak se vetë ai është i mbyllur në Kosovë që nga 13 marsi.

Kam frikë se nuk mund të ofroj këshilla praktike për këtë temë. Unë nuk e kam lënë vendin Kosovën që nga mbyllja e 13 marsit, dhe as ndonjë prej stafit tim diplomatik; puna dhe shtëpia jonë, janë këtu. Disa që ishin me pushime kanë ngecur në Gjermani, asnjëri nuk ka mundur të kthehet deri më tani”, shkruan Heldt.

“Një qasje më parimore në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjit do të mirëpritet. Heshtja juaj për shkeljen e vazhdueshme që Kurti bëri ndaj Kushtetutës nuk ishte e dobishme për vendin dhe demokracinë e saj. Ne i shohim rezultatet. Karantina nuk është me ligj dhe as me kushtetutë”, ka vijuar replikën me ambasadorin gjerman, Bahgjet Pacolli në Twitter.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Është tronditëse kjo që po ndodhë me mua! Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetsore, diçka që ua dëshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shëndetesor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!

Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrëzimin e saj!

Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem në vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim! Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet nderkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie!

Nuk është akt trimërie, por disfate! Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët! Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare?

Kush jeni ju që paragjykoni votën time? Po nëse unë do ta shpallja publikisht se do të votoja pro jush – a do të më pëngonit? Jo, nuk e besoj! Ju kam votuar duke besuar tek rotacioni, tek energjia e re e votuesve tuaj, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodhë ndaj meje, është zhgënjyese! Kjo është pergjigjja ndaj sjelljeve të mia ndaj jush!

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19. Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve. Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj. Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas