Kryesore

Debati në ‘Open’, Eni Vasili në UET: Nuk qëndron krahasimi mes një ish-kryeministri dhe kryeministrit







               Publikuar në : 11:09 - 24/10/18 |
mapo.al

Debati i të hënës në emisionin ‘Open’ ka shkaktuar një ‘tërmet’ të vërtetë me reagime. I ftuar ishte kryeministri Sali Berisha, por këshilltari i kryeministrit aktual, Endri Fuga u ankua se paneli i të ftuarve ishin treguar të squllët përpara Berishës.


E ftuar në Forumet UET, prezantuesja Eni Vasili tha se nuk është njësoj të krahasosh kryeministrin me ish-kryeministrin.

“Debati filloi për shkak të një provokimi nga zyra e shtypit të kryeministrit Rama në orët e vona të mbrëmjes, dhe zëdhënësi i kryeministrit na tërhoqi vëmendjen se përse ishim të “squllur” përballë Berishës ndërkohë që jemi “luftarakë” përballë Ramës. Fakti që emisioni prodhon debat është vetëm i shëndetshëm. E shoh këtë gjë edhe si një PR për emisionin. Më bën të ndihem mirë që zyra e shtypit detyrohet të provokojë dhe të reflektojë pas emisionit. Së dyti, dua të them që është një krahasim që nuk qëndron, ai mes një ish-kryeministri dhe një kryeministri aktual. Një ish-kryeministri sot është e vështirë t’i kërkosh llogari ndërkohë që nuk ka asgjë në dorë. Ndërsa kryeministri ka në dorë fatin e shqiptarëve, prodhon ligje dhe politika çdo ditë, prandaj kemi arsye pse të jemi agresivë. Debatet që e shoqërojnë gjithmonë politikanin Berisha është pasqyra ku mund te shohim se si ai është një personazh polarizues,” tha Eni Vasili.

“Nëse marrim shembullin e fundit të Sali Berishës unë kërkoj të vërtetat, por aty janë të vërtetat e Sali Berishës. A jam etike unë duke u përpjekur të gjej të vërteta të tjera? Po, por në fund fare unë do marr të vërtetat e Sali Berishës apo Edi Ramës apo dikujt tjetër. Unë nuk është se po bëj gazetari investigative, të shkoj në terren dhe të gjej fakte për të provuar të vërtetat. Është ndryshe gazetaria e debatit politik në studio nga ajo ku mbledh disa të dhëna dhe mundohesh të gjesh të vërtetat objektive. Në një intervistë politike kjo është e vështirë të ndodhë”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas