Aktualitet

Debati/ Opozita: Reforma zgjedhore, vetëm në Këshillin Politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 06/05/20 |
mapo.al

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka ulur sot entuziasmin lidhur me punën e bërë sot nga komisioni, ku Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari u shprehën se ka progres dhe ka dakordësi për shumë çështje. Mirëpo, Bylykbashi e quajti mbledhjen e sotme të Gjinurit dhe Hajdarit, si një takim të komisionit parlamentar, dhe jo të Këshillit Politik, i ngritur mbi bazën e një marrëveshjeje të mesit të janarit, me ndërmjetësimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, dhe me mbështetjen e SHBA dhe BE.


Sipas kësaj marrëveshje, reforma zgjedhore do të jetë konsensuale dhe do të kalojë përmes këtij Këshilli Politik, një organ mbi parlamentar.


Bylykbashi bëriu të ditur se propozimet e opozitës janë bërë tashmë, por thjesht pandemia ndëpreu punën e këtij organi, që është Këshilli Politik. Çdo devijim nga ky kalendar, nga ky angazhim, konsiderohet si dëmtim i konsensusit që është arritur.


Po ashtu, edhe përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili u shpreh ashpër sot, duke e cilësuar sabotim aktivitetin e Gjiknurit, dhe përpjekje për bllokimin e reformës zgjedhore.


Të dy përfaqësuesit e opozitës, paralajmëruar pasoja të rënda, nëse do të tentohet të bllokohet, shtyhet apo dëmtohet reforma zgjedhore.

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas