ShowBizz

Debati pasivo-agresiv i Jennifer Aniston dhe Kanye West








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:15 - 28/10/20 |
mapo.al

Kanye West nuk e ka pritur mirë postimin e Jennifer Aniston në lidhje me kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kështu, reagoi sipas mënyrës së tij në rrjete sociale.



Pak ditë më parë, Jennifer Aniston publikoi në Instagram një foto ku mbështeste kandidatin Joe Biden dhe u kërkonte ndjekësve të saj të mos votonin Kanye West sepse “nuk është për të qeshur”.


“E gjitha kjo nuk ka të bëjë me një kandidat apo një çështje të vetme. Bëhet fjalë për të ardhmen e këtij vendi dhe të botës. Votoni për të drejtat e barabarta të njeriut, për dashurinë dhe mirësjelljen. P.S. Nuk është për të qeshur që të votoni për Kanye-n. Nuk di si ta them ndryshe. Ju lutem jini të përgjegjshëm.” – shkroi ajo.




Ndërkohë nga ana tjetër, reperi publikoi një screenshot të një artikulli të Vanity Fair ku shkruante se “As ‘Friends’ nuk ishte për të qeshur”.


Duket se gjakërat mes yllit të “Friends” dhe kandidatit për president në SHBA janë nxehur.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas