Në takimin me artistët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përplasur edhe me përfaqësues të shoqërisë civile të pranishëm në takim.
Njëra prej tyre, Mirela Jorgo, me profesion avokate por në takim si përfaqësuese e sindikatës së artistëve, ka kërkuar të marrë fjalën.
“Të dëgjuam gjysmë ore duke bërë propagandë këtu, do flasim edhe ne”, iu drejtua Veliajt.
“Jam shumë i gatshëm që të bëj dëgjesë vetëm me shoqërine civile në një tjetër takim”, iu përgjigj Veliaj.
“Nuk e cakton ti këtë gjë…”, replikoi Jorgo.
“Do doja që të dëgjoja profesor Robert Ndrenikën këtu, se ia dhamë fjalën, edhe Luftar Pajën që ka lënë pushimet për të ardhur këtu. Ju të shoqërisë civile do flisni njëherë tjetër…”, tha Veliaj.
“Unë do të flas për ligjin, pasi jam pjesë e juristëve dhe shoqërisë civile… Jemi mbledhur të gjithë për këtë punë që të mos prishet…”, tha ajo
Nga ana e tij, Veliaj kërkoi që fjalën fillimisht ta merrte Robert Ndrenika.
“Le t’i lëmë aktorët të bëjnë aktorët dhe ne të bëjmë punën tonë…”, reagoi Veliaj.
Ke te drejte paja eshte nje komunist I pa riparushem me gjith te birin doemos qe Veliaj ate do qe te diskutoje, sepse ai eshte nje mashtrues e hajdut,aimbodhi gjith ndertuesit e kullave dhe ju propozoi kete variant,dhe sot I duhet komunistet e teatrit qe ta ndihmoje ne realizing e planit