Debate dhe tensione te Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ku po diskutohej projektligji për ndihmën ekonomike, ku e ftuar ishte në seancë dëgjimore ministrja Ogerta Manastirliu. Deputetë të të dy krahëve ngrejnë zërin njëkohësisht dhe gjithçka diskutohet aty bëhet e pakuptueshme.
Shkak për momentet e tensionit u bë futja e dy qytetarëve në komision të cilët janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike edhe pse rezultojnë të papunë. Maxhoranca kundërshtoi prezencën e tyre.
Mapo.al sjell me video diskutimet kaotike në komision të cilat tregojnë realisht sesa kulturë ka debati parlamentar në vendin tonë. Dhe kur qytetarët presin zgjidhje për problemet e tyre, teksa sheh dhe dëgjon diskutimet kakofonike, shpresat zvogëlohen edhe më shumë.
/Gazeta Mapo/