fbpx

ShowBizz

Fyen njëri-tjetrin publikisht, ja qëndrimi aktual i Fjoralbës ndaj Olti Currit






               Publikuar në : 14:10 - 09/10/19 |
mapo.al

Fjoralba Ponari dhe Olti Curri u vendosën para pak kohësh në qendër të vëmendjes mediatike, fill pasi ky i fundit e përqeshi moderatoren përmes një videoje për gafën që ajo kishte bërë gjatë emisionit “E Diell”. Ata u përplasën verbalisht me njëri-tjetrin, duke mos e kursyer ironinë dhe fyerjen.


Mirëpo, Fjoralba ka pohuar së fundmi se do të mundohet të lërë gjithçka pas shpine, duke qenë se Olti është bërë tashmë pjesë e sezonit të ri televiziv të “E Diell”.“Nuk do të bëhemi papritur shokë të ngushtë, jo. Ama, do ta respektoj për pozicionin te ‘E Diell’ “-ka shkruar Fjoralba në “Instagram”, pasi është pyetur nga një ndjekës i saj për marrëdhënien aktuale me Oltin.



E megjithatë, Ponari ka lënë të kuptohet se e ka të vështirë t’i harrojë gjërat sa hap e mbyll sytë. Sakaq, Olti Curri nuk ka reaguar ende në lidhje me deklaratën e moderatores.

Lexo edhe:

“Bullist kibernetik”/ Olti Curri s’i ndahet Fjoralbës: E neveritshme

 


Etiketa: ,

Pas