Aktualitet

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria – MEPJ ruse: Nuk do mbeteni pa përgjigje!









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 22/01/21 |
mapo.al

“Ky është një provokim i qartë.” E tillë është përgjigja e Rusisë për vendimin e Shqipërisë për të dëbuar diplomatin rus, Alexey Krivosheev, për faktin se ka shkelur masat anti-Covid.



Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar një ditë pas lajmit të bërë publik se diplomati rus i është lënë një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga Shqipëria.


Vendimi i marrë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nuk është pritur aspak mirë nga Rusia.




Sipas agjencisë së lajmeve RIA, MEPJ ruse e konsideron këtë vendim provokim të qartë që synon përkeqësim marrëdhëniesh mes palëve ndërsa paralajmëron reciprocitet.



“Dëbimi i diplomatit rus është një hap jo cilësor dhe s’do të mbetet pa përgjigje” – citohet zv. ministri i Jashtëm rus, Alexandër Grushko.


LEXO EDHE:

Masat anti-covid – Dëbohet nga Shqipëria diplomati rus, 72 orë afat

1


Etiketa: ,

Pas