Kryesore, Sociale

Dëborë e jo shaka: Shihni si është mbuluar Gjirokastra

Reshjet e dëborës kanë ‘pushtuar’ Gjirokastrën. Çatitë e shtëpive, makinat dhe rrugët janë bllokuar nga bora.


Këto foto nga LSA tregojnë edhe më qartë situatën.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes në njoftim për mediat ka bërë me dije se janë kontaktuar të gjithë prefektuarat për organizimin e shtabeve të emergjencave për përballimin e situatës.

“Janë kontaktuar të gjithë prefektuarat dhe rezulton se janë organizuar dhe funksionojnë shtabet e emergjencave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më tej raportohet se prefekturat me problematike me prezence të shtuar dëbore dhe vështirësi në rrugë janë, Korça, Gjirokastra, Shkodra/ Bashkia Pukë, Dibra dhe Kukësi.

“Në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugësh, ndonëse disa janë të detyrueshme të lëvizin me zinxhirë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila shton se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Rrugor, Policinë e Shtetit dhe prefekturat dhe te gjitha institucionet.

<
>
bora2 bora3 bora4 bora5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas