Mauro Icardi është nisur drejt Parisit për të firmosur kontratën me klubin francez, me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Gati rroga thuajse 10 mln euro (7,5 mln euro pjesë fikse dhe të tjerat bonuse) dhe, në rast se do të blihet, edhe tre vite të tjera me kampionët e Francës.
Sakaq, për Interin 65 mln euro në fund të sezonit të ardhshëm, në rast blerje të kartonit, veç 5 mln euro për huazimin (sipas “Sky Sport”). Avokati i argjentinasit po punon në Itali për rinovimin me Interin, që duhet të bëhet me idenë për të mos mbërritur te fundi i kontratës si futbollist i lirë.
Ndërkohë, “Sportmediaset” ka publikuar edhe lajmin se kur pritet debutimi i Icardit me PSG. Flitet për datën 17 shtator, në “Parc de Princes”, ndaj Real Madrid, në Champions League.