Do të jetë një ambjent i ndezur ai që Atalanta do të gjejë në “Maksimir” të Zagrebit. Klubi, në adresën zyrtare, ka lajmëruar se ka shitur pjesën më të madhe të biletave. Mbeten shumë pak në tribunat e zonës veriore.
Bëhet fjalë për ndeshjen debutuese në Champions për Atalantan, që sezonin e shkuar befasoi në Serie A. Dinamo e Zagrebit arriti që të kualifikohej në Champions League pasi në playoff eliminoi Rosenborg. Pritet gjithashtu klimë e tensionuar për fatin se do të udhëtojnë edhe shumë bergamaskë.