Aktualitet

Debuton me Atletico-n, Suarez realizon dy gola dhe një asist në 23 minuta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:46 - 27/09/20 |
mapo.al

Luis Suarez u largua si i padëshiruar nga Barcelona në këtë merkato vere dhe Atletico përfitoi duke nënshkruar me një nga sulmuesit me të mirë gjatë viteve të fundit.


Këtë të diel, uruguaiani debutoi me skuadrën e tij të re. Edhe pse nuk ishte në formacion në ndeshjen ndaj Granada-s, sërish ish-sulmuesi i Barcelonës, i aktivizuar në minutën e 70, arriti të realizojë dy gola dhe një asist.


Në fund, Atletico e mbylli ndeshjen me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Granada-s që pak ditë më parë fitoi 4-0 në “Niko Dovana” ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.






Etiketa: , , ,

Pas