Të mërkurën që kaloi, mësuam se këngëtarja e talentuar Juliana Pasha nuk ishte e vetmja muzikante në familjen e saj. Gjatë një performance në emisionin “Soiree”, ajo u shoqërua në piano nga i vëllai i saj, Elti.
Së fundmi, Juliana ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku pozon krah tij, e bashkëngjitur me të ka edhe një dedikim shumë të veçantë.
“Faleminderit vëllaçko Elti Pasha! Faleminderit që realizove këngët e Vaces dhe u bërë mbështetja ime në piano për të më shoqëruar deri në fund. Jam e bekuar që familja ime e ka bërë rrugën time në këngë gjithmonë e më të lehtë, e ka qenë pranë meje në çdo moment të lumtur apo të vështirë. T’i puth duart motra”, shkruan këngëtarja.