10 ditë pasi humbi nënën, Diellza Hoti, këshilltarja e Ramush Haradinajt ka bërë një shkrim prekës në rrjetin social Instagram:
“Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua, po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë. Ti mam, lulja e njomë, je symbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit.
Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominum çdo sfidë. Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua mam”.
Armenda Aliu 48-vjeçe u qëllua me 15 plumba nga burri i saj më datë 7 Gusht në Prizren. 61-vjeçari është arrestuar pas ngjarjes dhe nuk ka pranuar të flasë mbi motivet. Çifti jetonte jashtë vendit dhe ishte kthyer në Kosovë për pushime.
Etiketa: dedikim, diellza hoti, Nena, vrasje