Aktualitet

Defender Europe 21 – Gjenerali Joseph Jarrard viziton Portin e Durrësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:51 - 04/02/21 |
mapo.al

Gjeneral Majori Joseph Jarrard i cili është Zëvendës Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë dhe Afrikë, vizitoi sot Portin e Durrësit.






Ky vëzhgim i drejtuesit të lartë të ushtrisë amerikane është në funksion të stërvitjes që do zhvillohet në Europë këtë verë, Defender 21.


“Porti i Durrësit do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike…kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO, shkruan Ambasada e SHBA.







Statusi nga Ambasada e SHBA:  




Gjeneral Majori Joseph Jarrard, Zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, vëzhgoi sot Portin e Durrësit. Porti do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21. Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit këtë verë.
Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s.

Lexo edhe :  Debate në SHBA për dozën përforcuese dhe urdhrin e vaksinimit


1


Etiketa: , , ,

Pas