Aktualitet

“Defender Europe 21”- Polumbarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:54 - 15/05/21 |
mapo.al

Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë.






Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit.


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet ku shihen se si polumbarët zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u godit nga ushtria britanike.





Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore.



Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan ministri Peleshi.



Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti DEFENDER-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s.

Lexo edhe :  “Defender Europe 21”- Ambasada e SHBA publikon video nga stërvitja

Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

21


Etiketa: ,

Pas