Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Në takim është edhe ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi.
Ky takim vjen në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri. Në stërvitje do të marrin pjesë 6000 trupa ushtarake amerikane.
***
Në prag të fillimit të stërvitjes, zv/ komandanti i ushtrisë amerikane Joseph Jarrard ka vizituar vendin tonë.
Ai u prit në një takim nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ku u njoh dhe me përgatitjet që vendi ynë ka ndërmarrë për realizimin e stërvitjes. Peleshi theksoi se kjo stërvitje nuk është vetëm një angazhim ushtarak por dhe një moment i rëndësishëm i qytetarëve tanë.
Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.