Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Defender Europe 21”/ Shqipëria pret trupat e NATO-s (Deklaratat)

by mapo.al
04/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Video
0

Këtë të martë nis në Portin e Durrësit ceremonia, “Defender Europë 21”.

I pari që mori fjalën ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.



Gjeneral Begaj vlerësoi zhvillimin e kësaj stërvitjeje të trupave të NATO-s në Shqipëri, ku tha se është e një rëndësie të lartë jo vetëm për përmasat, por edhe për mesazhet që përcjell.

Mes të tjerash, Begaj theksoi se përzgjedhja e Shqipërisë për të zhvilluar këtë stërvitje vë në dukje strategjinë e saj, por edhe mundësinë për të testuar të gjitha kapacitetet.

“Ju uroj mirëseardhjen dhe ju uroj për praninë tuaj. Ndihemi i lumtur dhe krenarë që sot jemi këtu për të shënuar një nga ngjarjet më rëndësishme të forcave tona. Është e një rëndësie të lartë kjo stërvitje, jo vetëm për përmasat, por edhe për përmasat që përcjell. Rreth 23 mijë trupa do zhvillojnë njëherazi manovra. Kështu synohet rritja e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së aleatëve të NATO dhe vendeve partnere, edhe në kohë të pasigurta, sikundër është pandemia. Kjo stërvitje përbën thelbin e mbrojtjes kolektive. Shqipëria dhe FA kanë nderin dhe përgjegjësinë të ofrojnë mikpritjen për këtë stërvitje. Përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje strategjinë e saj, për të testuar të gjitha kapacitetet tona.

Do të kemi pamje më të qartë për kryerjen e investimeve strategjike në të ardhmen, për zhvillimin e forcave tona. Ky angazhim i yni është shprehje e besimit të SHBA për Shqipërinë dhe NATO. Ajo provon se ne jemi të përgatitur për t’u mbrojtur e krijuar stabilitet. Prezenca e gjeneralëve të nderuar amerikanë është dëshmi e qartë e mbështetjes së SHBA për Forcat tona të Armatosura dhe Shqipërinë. “Shqipëria godet më fort, se sa pesha e saj”. I siguroj gjeneralët amerikanë se nuk do të gjejnë zhgënjim te ne. Për ne shtëpia është e mikut. Jam mirënjohës ndaj autoriteteve shtetërore për mbështetjen. Besoj se me profesionalizimin dhe përkushtimin tonë do t’i hapim rrugë zhvillimit të aktiviteteve të tjera me këtë përmasë”, tha gjeneral Begaj.

Më pas e mori fjalën Gjenerali amerikan  dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA, Tod Walters.

Walters vlerëson Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia mos materializohet në krizë sigurie.

Ai thotë se me anë të stërvitjes ‘’Defender Europe 21’’, vendet aleate të NATO-s përfshirë Shqipërinë do të forcojnë ‘muskujt’ dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

‘’President Meta, kryeministërRama, të ftuar të shquar, të nderuar pjesëmarrës është nder të jem këtu sot në Shqipëri, të jem kaq i lumtur në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij si motra e vëllezër, bij dhe bija.

Dua t’ju falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në r ajon. Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur për COVID-19. Por edhe për vigjilencën  që kjo pandemi mos materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të jgatë përpara, por nëse keni të dëshmuar përballë kësaj pandemie do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do an çojë në krizë sigurie.

Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërbvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfar ëndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo.

E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se kjo stërvitje do jemi më shumë përgjegjës,  do të reagojmë më mirë.

Asthu siç u përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet.

Falenderoj këtë komb, është eksportues i sigurisë.Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku.’’- tha gjeneral Tod Walters.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj në nisjen e stërvitjes.

Teksa e ka cilësuar këtë stërvitje si historike, ambasadorja Kim është shprehur se nuk është rastësi që ajo po zhvillohet në Shqipëri.

Sipas kryediplomates amerikane, roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë, pasi shqiptarët kanë ndihmuar SHBA në stërvitje rreth e përqark globit.

“Çfarë dite të lavdishme kemi përpara nesh. Ditë historike, ju falënderoj që më ftuat të flas. Dua të përgëzoj FA, ministrin, për organizimin. Dua të them se ushtarët dhe marinarët tanë duken të jashtëzakonshëm.

Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralit Walters në Shqipëri, është një rast i rrallë. Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”. Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Po të shohësh aktivitetet, vihet re se Shqipëria është pjesëmarrëse më shumë se çdo vend në rajon. Mendoni se është rastësore, por nuk është. Roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë ndihmuar rreth e qark globit. Kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. Shqipëria gjithmonë është krah nesh. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’iu quajmë aleatët tanë.

Shqipëria është edhe një vend strategjik, ofron një bazë të rëndësishëm për t’iu përgjigjur emergjencave shpejt. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm, nuk keni hezituar kurrë të dërgoni trupat tuaja, apo të prisni aleatët në vendin tuaj. Jem kaq mirënjohës për mikpritjen, partneritetin e kurajon tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike. Do të stërvitemi së bashku më shpesh, do të punojmë së bashku më gjerë. Mbetemi me ju, krah për krah, sot, nesër e gjithmonë”, ka deklaruar ambasadorja Kim.

Ka mbajtuar fjalën edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama thotë se kjo stërvitje është unikale pasi shënon një ngjitje të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA dhe NATO.

Ai garanton SHBA-në dhe NATO-n se Shqipëria pavarësisht se në forca numerike nuk i ofron shumë aleancës, qëndron besnikërisht krah tyre.

“I dashur dhe shumë i nderuar gjeneral Wolters!

Është një lumturi e veçantë që të kemi këtu mes nesh dhe ju falënderoj, në krye të herës, për fjalët që i drejtuat sot, jo vetëm kësaj audience, por krejt popullit shqiptar dhe për vlerësimin e posaçëm që i bëtë përpjekjes sonë deri këtu krenare dhe të suksesshme kundër pandemisë.

Shumë të nderuar gjenerali Cavoli  dhe gjenerali  Harrigian!

Është realisht një kënaqësi e madhe dhe një nder për ne që të kemi kaq shumë yje të mbledhura këtu, në këtë vend të vogël dhe kam bindjen që kjo stërvitje është shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksion të rritjes dhe të demonstrimit të kapaciteteve tona, sepse besoj që kjo stërvitje është dhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë.

Ne, vazhdimisht i vlerësojmë këto marrëdhënie si të shkëlqyera, por fakti është se ato mund të jenë gjithmonë e më të shkëlqyera, falë një besimi të madh dhe një ndërveprimi reciprok të vazhdueshëm.

Gjenerata jonë lindi dhe u rrit në gjysmën e jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend dhe ne të gjithë u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë, jo vetëm Shqipërisë, por mbarë botës.

E realisht, për gjeneratën tonë është vërtetë një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, të asaj bote të vogël, të errët dhe komplet të izoluar dhe kësaj bote, ku ne mund të mirëpresim me shumë krenari dhe shumë respekt miqtë dhe partnerët tanë të shumte dhe mbi të gjitha, miqtë dhe partnerët tanë amerikanë.

Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri, edhe juve do t’ju ndodhë ajo që ju ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri, që do të doni të riktheni përsëri. Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipeve që pengojnë marrëdhënien e saj me botën, por Shqipëria është një vend ku kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri. Unë kam shumë dëshirë dhe realisht kam besim që kjo do të ndodhë dhe me ju, jo vetëm në kapacitetin tuaj të lartë, por edhe në kapacitetin e miqve shumë të respektuar të këtij vendi.

Besoj se ajo çka  ne të gjithë së bashku duhet të mbajmë parasysh është detyrimi për t’u përcjellë gjeneratave të tjera këtë amanet kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të ardhmen e botës që kemi zgjedhur, të botës së madhe të popujve që duan të jetojnë në liri dhe në demokraci.

Amanetin e kësaj marrëdhënieje strategjike për lirinë dhe demokracinë, jo vetëm të Shqipërisë, por të mbarë kësaj bote, duke u investuar që të bëjmë së bashku edhe më shumë për brezin e ri, në të gjitha aspektet dhe t’i japim brezit të ri në Shqipëri, në rajon dhe kudoqoftë tjetër, mundësinë që të edukohet qysh në krye të herës, me vlerat, me parimet dhe me standardet shumë të larta të Forcave të Armatosura të NATO-s.

Shumë faleminderit për praninë tuaj!

Është një moment historik për të gjithë ne.

Është një moment që na mbush me krenari, por edhe me përgjegjësi. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah për krah jush, si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj Aleance, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë Aleancë unikale për botën tonë, ne dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë dhe gjithmonë e më të vyer brenda kësaj Aleance.

Shumë faleminderit të gjithëve dhe suksese në këtë stërvitje unikale për gjithë historinë e marrëdhënieve tona, që shpresoj se do të pasohet nga të tjera, për t’i dhënë rajonit një mesazh shumë të qartë, por edhe përtej rajonit, kujtdo që ka nevojë për përgjigje të drejtpërdrejta, lidhur me qëndrimin tonë të vendosur brenda kësaj Aleance, në krah të SHBA-së dhe së bashku me të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur që për lirinë dhe demokracinë të paguajnë çdo çmim. Faleminderit!” – tha Rama.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në fjalën e tij në pritjen që iu zhvillua forcave të NATO-s në Portin e Durrësit, shprehu falenderimin që aleanca zgjodhi Shqipërinë për të zhvilluar këtë stërvitje.

Ai tha se Shqipëria është e aftë për të përballuar me rigozitet të plotë të gjitha sfidat që do t’i ofrojë stërvitja shumëkombëshe dhe tregoi se është angazhuar që të plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë, sa i përket sëmundjeve infektive si COVID-19.

Ndër të tjera, Presidenti tha se kjo stërvitje është një garanci e fortë që Shqipëria është e gatshme të mbrojë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike.

“Zoti Kryetari i Kuvendit, zoti Kryeministër, zoti Ministër i Mbrojtjes, zonja Yuri Kim. Të ndërtuar gjeneral Begaj, ambasadorë dhe ju pjesëmarrës në këtë stërvitje historike. Kjo stërvitje është një pjesë e shumës së madhe të koduar Defender Eurpoe 21. Kjo stërvitje që drejtohet nga komanda e NATO-s në Evropë, është hera e parë që do të zhvillohet në Shqipëri dhe ndihet e nderuar.

NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, mbështetja ndaj saj është unanime sic është vokacioni. Kjo stërvitje është shumëkombëshe dhe zhvillohet me pjesëmarrje të madhe trupash. Forcat tona të armatosura do të jenë të angazhuara prej 1 mijë trupash. Kjo stërvitje i jep mundësi forcave tona për të rritur nivelin e përgatitjes për përmbushjen Kushtetuese ndaj aleancës. Si President i Republikës, jam i bindur në përmbushjen e detyrimeve të Forcave të Armatosura, përfshirë edhe ato të sëmundjeve, fus këtu COVID-19.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij ushtrimi do të mbeten në përshtypjet mbresëlënëse, sepse shtëpia e shqiptarit, është e mikut dhe e Zotit. Të nderuar SHBA miqësia mes dy kombeve tona është e hershme.

Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Felloë, të thurte një nga poemat e tij për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike”, tha Meta.

Tags: ceremoniaDefender Europe 21stervitja

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post
Godet me thikë të birin, arrestohet babai, në pranga edhe 9 të tjerë

Trasportonte valutë/ 55-vjeçari dhunohet e grabitet nga 2 persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In