Aktualitet

Defender Europe21 bën bashkë Ramën dhe Metën në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 04/05/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë, pas përplasjeve të forta që kanë pasur kohëve të fundit.





Eventi që i ka bërë bashkë dy krerët e shtetit është stërvitja “Defender Europe 21” që po mbahet në Durrës.


Në krah të kryeministrit Edi Rama qëndron ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndërsa në krahu tjetër por në një distancë shumë më të madhe qëndron Presidenti Ilir Meta si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.





Kujtojmë se pas përplasjeve më Presidentit, mazhoranca ka nisur edhe procedurat për shkarkimin e tij nga detyra.



Në Durrës nis sot stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende.


Ndërkohë në Tiranë, parlamenti do të diskutojë mbi kërkesën e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

10



CLOSE
CLOSE
Pas